Kandidati iu kap me kokainë, partia Lapaj kështu reagon: Një dozë i gjetën, nuk janë tonelata!

 

 

Ferdinand Dervishi, gazetar dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se kandidati i Sarandës, Ergys Isufi, është kapur me kokainë në xhep nga Policia e këtij qyteti.


Ai replikon me ministrin Taulant Balla, i cili ka shpërndarë lajmin e prangosjes së Isufit dhe ironizon partinë e Adriatik Lapaj.

Ferdinand Dervishi thotë se kandidati i tyre është kapur me një dozë në xhep, jo me tonelatan si ato që kalojnë në Portin e Durrësit.

Megjithatë, gazetari dhe kandidati i “Nismës Shqipëria Bëhet” thotë se ata nuk i besojnë Policisë së Shtetit, për shkak se në 48 orët e fundit janë dy ngjarje që cënojnë kandidatët e tyre.

“Po o profesor i sharjes dhe shpifjes! U kap duke blerë një dozë – thotë zyrtarisht Policia. Nuk u kap duke mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis në 2016 me urdhër nga zyra e km tënd. Nuk ka lidhje as me tonelatat me kokainë që kalojnë prej 3 vitesh pa asnjë humbje ne një nga Portet e Durrësit.

U kap duke blerë një dozë dhe ne e dënojmë edhe vetë po të jetë e vërtetë, por të presim pak edhe versionet që nuk janë të shtetit tuaj.

Se pas ashpërsimit të gjuhës së km tënd ndaj “Shqipēria Bëhet” u bënë dy incidente ne 48 orë. Kërcënimin e kandidates sonë ne Durrës e e falsifikuat me urgjencë duke ja faturuar një qytetari me çrregilullime mendore. Për këtë të Sarandës duhet të presim”, shkruan Ferdinand Dervishi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…