Brunei nderon Osmanin me Urdhrin më të lartë Mbretëror – Sulltani shpall tituj të jashtëzakonshëm nderimi

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit i është ndarë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Osmani ka thënë se ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideron si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit, shkruan KFVA.

“Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt! 🇽🇰🇧🇳”, ka shkruar Osmani./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…