Albulena në sezonin 12 – Kuvendi më shumë telenovelë se institucion

 

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00 në përpjekjen e 12’të të konsitutimit.


Mosmarrëveshjet mes partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës për emrin e kryeparlamentarit ka bërë që 11 seancat paraprake të dështojnë. Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë opozitare të cilët e kanë quajtur ‘përçarëse’ figurën e saj.

Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por këto përpjekje janë kundërshtuar ashpër nga PDK, LDK dhe AAK.Në përpjekje për dalje nga kriza, kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke ja shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe hyrjen në koalicion qeverisës.

Këtij interesimi i është kundërpërgjigjur sot gjatë ditës së djeshme, Lumir Abdixhiku, i cili në letrën dërguar Kurtit ka propozuar qeveri tranzicioni, e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike në vend.

Në këto rrethana ka pak shpresë që edhe në seancën e së mërkurës të bëhet konstituimi i Kuvendit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…