Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Rusia thotë se Ukraina kreu një sulm me dronë gjatë natës së kaluar në shënjestër të të cilit ishte kryeqyteti Moskë për natën e dytë rresht.


Katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për ta garantuar sigurinë, por më vonë u rihapën, tha autoritetit rus i aviacionit, raporton televizioni BBC.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në rrjete sociale se të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan para se të arrinin në qytet “nga drejtime të ndryshme”.

Sipas tij, një pjesë e mbetjeve ranë në njërën nga autostradat kryesore që të fusin në qytet, por nuk pati viktima në njerëz.

Ukraina nuk ka komentuar ende. Megjithatë, kryetari i qytetit Kharkiv tha se Rusia gjithashtu kreu sulme ajrore me dronë ndaj këtij vendbanimi gjatë natës së kaluar, si dhe në zonën e kryeqytetit Kiev.

Guvernatori i rajonit Odesa, Oleh Kiper, tha se një person u vra nga një sulm me dronë.

Kjo është nata e dytë rresht që Rusia raporton sulm me dronë nga Ukrainë. Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte shkatërruar 26 dronë ukrainas gjatë natës paraprake.

Related Posts