by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Hysri Selimi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.
Gazeta raportoi nga burime brenda institucioneve të sigurisë merr vesh se janë konfirmuar dyshimet për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë, duke iu referuar arrestimit të Selimit.
Operacioni për arrestimin e Selimit është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
AKI ka arritur të identifikojë pesë persona të arrestuar përgjatë këtij viti që kanë lidhje me BIA’n serbe.
Në mesin e personave të arrestuar për bashkëpunim me inteligjencën serbe në maj të vitit të kaluar ishin Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, për të cilët Insajderi kishte raportuar detaje ekskluzive nga dosja e tyre.
I arrestuari Hysri Selimi ishte gjykuar nga drejtësia kosovare për veprën e terrorizmit dhe se kishte qenë pjesë e organizatës ISIS.
I njëjti bashkë me anëtarët e tjerë të familjes kishin lëshuar Kosovën- me destinacion Sirinë, në mënyrë që t’i bashkoheshin ISIS-it.
Hysri Selimi nga fshati Bresalc i Komunës së Gjilanit ishte i njohur nën dyshimin për lidhje me ISIS-n, derisa sipas aktakuzës së asaj kohe Selimi ishte angazhuar në byronë e ushtarëve të plagosur të ISIS-it për çka edhe ishte paguar rregullisht nga kjo organizatë me nga 100 USD në muaj.
Në vitin 2022, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tij për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.
Ai akuzohej se me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai kishte udhëtuar për në Stamboll-Turqi dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘’ISIS’’ e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ‘’ISIS-it’’.
Sipas prokurorisë, i njëjti në këtë organizatë terroriste ka qenë i angazhuar në Byronë e ushtarëve të plagosur, dhe për këtë funksion është financuar nga ISIS me shumën e të hollave prej 100 USD në muaj.
Hysri Selimi ishte riatdhesuar në Kosovë më datë 28.05.2022.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmjen e së hënës ka nisur një operacion intensiv për kërkimin e Halim Ramadan Sopaj, i cili është raportuar i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës. Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet për të. “Ekipet tona
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të qytetit të Lipjanit. Shaban Avdyli pretendon se mbesa e tij u sulmua nga ana e edukatorës Behare Gashi. ‘’Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time.Sot në mëngjes në qerdhe , një
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik. Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamje momentin kur vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Kalajës, shkruan JOQ, përcjell KFVA .
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Në vendimet e ndara, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot ka thënë