by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për tragjedinë në Prizren.
Ajo në Facebook ka thënë se brenda shtëpisë duhet të ketë ngrohtësi, e jo të ndodhin kësi krimesh, përcjell KFVA.
Osmani ka thënë se Kosova është përballë një drame shoqërore dhe një alarm që kumbon për të gjithë.
Reagimi i plotë:
Shtëpia nuk duhet kurrë të kthehet në skenë krimi!
Kur brenda katër mureve të shtëpisë – aty ku duhet të ketë dashuri, siguri dhe ngrohtësi – ndodh një krim kaq i rëndë sikur ky që ndodhi sot, ku njëra vajzë vritet nga dora e babait dhe vajza tjetër mbetet e plagosur së bashku me nënën e saj, nuk jemi më vetëm përballë një tragjedie familjare. Jemi përballë një drame shoqërore, një alarm që kumbon fort për të gjithë. Për secilën shoqëri e secilin shtet!
Ky nuk është thjesht një krim. Është një akt barbar.
I bëj thirrje organeve të drejtësisë: veproni me forcën maksimale të ligjit, pa asnjë mëshirë ndaj dhunës! Zbardhje e plotë, ndëshkim maksimal – ky është minimumi që kërkon drejtësia në këtë rast.
Por drejtësia pas tragjedisë nuk mjafton. Kërkohet parandalim! Parandalim për të ndalur dorën që godet, për të shpëtuar jetët që sot janë të pambrojtura.
Nuk mundemi kurrsesi të kthejmë kokën anash! Nuk ka më “është punë familjare” kur dhuna gërryen nga brenda zemrën e një shoqërie.
Shtëpia nuk guxon të bëhet vend i frikës. Duhet të mbetet strehë e shenjtë!
Ngushëllime të thella për jetën e pafajshme të humbur. Lutje për forcë dhe shërim për të mbijetuarat. Dhe zë i lartë për drejtësi!
Përmes një parashtrimi të përbashkët, katër ekipet e mbrojtjes në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kanë kërkuar nga trupi gjykues refuzimin e kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pranimin në prova materiale të mbi 300 dokumenteve që pretendohet se janë nga Shtabi i Përgjithshëm
Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag. Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur. Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë,
Ukraina paralajmëroi të martën kundër çdo pjesëmarrjeje të trupave të huaja në paradën e Rusisë më 9 maj për të shënuar 80 vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste, duke thënë se kjo do të ishte “e papranueshme” dhe do të shihej si ndihmë për Moskën për të “’pastruar’ krimet e saj të luftës”.
Blerim Sallahu nga VV ka bërë reagimin e parë pasi Lumir Abdixhiku e bëri propozimin për Qeveri nacionale të tranzicionit. Ai ka thënë se është jokushtetuese të propozojë dikush nga pozicioni i tretë. Sallahu ka shtuar se kjo dhe format tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër. “Është jokushtetuese të propozosh