Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot  nga Gjilani se do të vazhdojë të jetë kryeministër i Kosovës.

Këtë e tha gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një objekti për banim të përballueshëm, ku u shpreh me bindje se qeverisja e tij do të vazhdojë. I pyetur për ftesën që i kishte bërë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për një koalicion, ai refuzoi të japë përgjigje, duke u fokusuar vetëm te ngjarja që po ndodhte.

“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt ai pasi e vendosi gurthemelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.

Kurti tha se frikën e partive që ishin në opozitë gjatë legjislaturës së tetë duhet ta analizojnë analistët politikë.

“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analista. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VV vazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.

Ndërkohë, për herë të 11-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kurti nuk ka komentuar për këtë çështje dhe ka shmangur pyetjet e gazetarëve edhe gjatë hyrjes dhe daljes në seancat parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me 42% të votave, por nuk ka mjaftueshëm mandate për të formuar qeverinë e vetme, duke bërë të nevojshëm një koalicion.

Related Posts