by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari tashmë është arrestuar.
Zëdhënësi i Policisë tha se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.
Qeveria në detyrë ka ndarë rreth 1 milion euro për produktet ushqimore pë familjet në nevojë, raporton Periskopi. “Propozimi i im është të miratohet 1 milion euro që do të jetë për pakot ushqimore në kuadër të masës 3.4 të pakos”, ka thënë Murati.
Genc Dugolli, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është pranuar në pozitën e “ekspertit shqyrtues” në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në garën për këtë pozitë, ai është vlerësuar me 78.6 pikë nga komisioni përzgjedhës, duke u renditur i dyti, pas Valbona Iballit, e cila ka marrë 89.2 pikë. Organi Shqyrtues
Përderia Ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati, mburret e rreh gjoks për dhurimin e 100 eurove si lëmoshë për studentët, ai u frikësua nga komentet që mund ti vijne, andaj edhe i ndali komentet në postimin ku e bëri njoftimin, shkruan Gazeta KFVA. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky
Trump ka argumentuar se përdorimi i forcave federale është i nevojshëm për të shuar dhunën në qytetet e udhëhequra nga demokratët, për të luftuar krimin dhe për të mbështetur iniciativat e tij për deportim. Disa guvernatorë demokratë e kanë kundërshtuar fuqimisht këtë veprim, duke thënë se është i panevojshëm dhe mund të përshkallëzojë