Categories: Kronikë e zezë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kronikë e zezë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë, dhe ka plagosur rëndë edhe vajzën tjetër, 11 vjeçe.

Burime ekskluzive të Gazetës konfirmojnë se tragjedia ka ndodhur sot, më 06.05.2025, rreth orës 05:50, në afërsi të autolarjes “Syle Buleci” në rrugën “Shote Galica”, ku ndodhen disa banesa kolektive.

Fillimisht, një ekip i urgjencës kishte pranuar një thirrje për një person të lënduar, por pasi kishin arritur në vendin e ngjarjes, kishin hasur një burrë me thikë në dorë, çka i kishte detyruar të kërkonin ndihmën e menjëhershme të Policisë.

Patrullat kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arrestuar në vend të dyshuarin Mehmet Görenç, shtetas turk, i cili dyshohet se me mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar dy vajzat e tij të mitura.

Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.

I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në spital, pasi edhe ai kishte pësuar lëndime, që dyshohet se i ka shkaktuar vetes pas kryerjes së aktit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

  •     KRU “Prishtina” ka njoftuar se impianti në Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit. “Të nderuar konsumatorë! Ju njoftojmë se ITU Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit.” Në njoftim thuhet se furnizimi ka filluar dhe gradualisht

  •     Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar ashpër mosvotimin e komisionit zgjedhor në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si një shkelje të përsëritur të Kushtetutës. Para mediave, Basha tha se është absurde që për herë të 24-të nuk votohet një komision kaq i thjeshtë dhe se deputetët nuk po e ushtrojnë

  •     Pas sulmeve të vazhdueshme iraniane ndaj Izraelit, frika nga raketat po rritet edhe në ishullin mesdhetar të Qipros, vend i Bashkimit Europian më i afërt me zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkruan Gazeta KFVA. Autoritetet qipriote kanë lansuar aplikacionin paralajmërues SafeCY, që përdor vendndodhjen e telefonit celular për t’u ndihmuar qytetarëve

  •     Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe mosgatishmërinë për kompromis politik. Ajo e ka cilësuar situatën si një “pengmarrje klasike”, duke theksuar se PDK ka ofruar një alternativë për tejkalimin e krizës, por që nuk është marrë parasysh nga mazhoranca aktuale.