by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.
Dyshohet se babai ka privuar nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër 10 vjeçare. 10 vjeçarja e fundit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për t’u trajtuar.
Nga Emergjenca kanë folur, të cilët deklaruan se gjendja e të miturës është stabile.
“Vajza është duke u trajtuar në QKUK. Gjendja e saj është stabile”, deklaroi për Periskopin, Naser Syla nga Emergjenca.
Ndryshe lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia nëpes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person I lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thik ne dorë. Në atë drejtim janë nisur 4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një I dyshuar M.G. viti I lindjes 1981, mashkull ka there me thik dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spiatlin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja e tij 35 vjeçare. Të gjith këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas Turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”./KFVA/
Avokatja Brunilda Lika, e cila sot mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, u shpreh e tronditur nga ngjarja. Në një prononcim për mediat, Lika theksoi se ajo ishte brenda godinës së gjykatës në momentin e ngjarjes
Qeveria në detyrë ka ndarë rreth 1 milion euro për produktet ushqimore pë familjet në nevojë, raporton KFVA. “Propozimi i im është të miratohet 1 milion euro që do të jetë për pakot ushqimore në kuadër të masës 3.4 të pakos”, ka thënë Murati.
Genc Dugolli, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është pranuar në pozitën e “ekspertit shqyrtues” në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në garën për këtë pozitë, ai është vlerësuar me 78.6 pikë nga komisioni përzgjedhës, duke u renditur i dyti, pas Valbona Iballit, e cila ka marrë 89.2 pikë. Organi Shqyrtues
Përderia Ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati, mburret e rreh gjoks për dhurimin e 100 eurove si lëmoshë për studentët, ai u frikësua nga komentet që mund ti vijne, andaj edhe i ndali komentet në postimin ku e bëri njoftimin, shkruan Gazeta KFVA. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky