Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në përputhje me masën “detyrim paraqitje” që është vendosur ndaj saj.
Gjatë ardhjes së saj në SPAK, ajo çfarë ka rënë në sy të mediave është veshja e Kryemadhit. E pyetur se “pse me të zeza”, Monika preferon të mos komentojë duke lënë hapësirë për t’u përgjigjur mbas daljes së saj nga SPAK.
“Do e them pastaj, pasi të dal”, shprehet Kryemadhi.
Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”
