Musliu: Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit, po bëhet shkaktare e një krize institucionale

 

 

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të moskrijimit të institucioneve.

Musliu madje ka drejtuar akuza ndaj deputetes Albulena Haxhiu njëherit kandidate e LVV-së për kryeparlamentare, duke thënë se Haxhiu ka vendosur të bëhet masha e Albin Kurtit.

“Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit. Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj. Kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së tutje ka shtuar se Haxhiu po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë.

“Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale. Por nuk do t’ia dalin. As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës. Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan. Ne ndërkohë Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend një Kosove të tërë po për me shite mend duhet fillimisht me pasë mend”, ka shkruar Musliu.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…