Çitaku: Kuvendin ku e nënshkruam Deklaratën e Pavarësisë, tani VV’ja e ka shndërruar në cirk

 

 

Nënkryetarja dhe deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka dalë me një reagim në Facebook pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit.

Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e shndërron Kuvendin në një cirk, duke thënë se kjo është e turpshme dhe e dhimbshme, teksa ka theksuar se aty është vendi ku është nënshkruar Deklrata e Pavarësisë, ku është bërë miratimi i Kushtetutës dhe themelimi i Ushtrisë, shkruan KFVA.

“…si po tallen me të dhe me qytetarët që na kanë besuar votën për t’i përfaqësuar me dinjitet dhe për të marrë vendime me peshë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka përmendur edhe momentin kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ndërpreu fjalën kreut të PDK’së, Memli Krasniqit.

“Madje sot, Kryesuesi i Kuvendit ia ndali fjalën Kryetarit të PDK-së dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, z. Memli Krasniqi, ndërkohë që fjalën nuk ia ndali përfaqësuesit të Listës Serbe. Sinqerisht, për turp”, ka shkruar Çitaku.

Deputetët për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.

Propozimi për votim të fshehtë u bë në seancën e së enjtes nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, por që nuk u përkrah nga partitë tjera. U cilësua si precedent i rrezikshëm dhe kundërkushtetues.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…