Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as të shtunën të konstituohet për të dhjetën herë me radhë. Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngelur pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, shkruan KFVA.
Pas dështimit të seancës konstituive, partitë opozitare e bën të qartë qëndrimin e tyre se në asnjë mënyrë nuk e votojnë të propozuarën e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, shkruan KFVA.
Krasniqi ka thënë se VV duhet ta ndërrojë kandidatin dhe ta propozojë një kandidat që merr shumicën e votave për t’u bërë kryetar i Kuvendit.
“Ua përkujtoj dhe ua përsëris, as herën e parë, as herën e dhjetë, as herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu, sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë”, tha ai.
Krasniqi tha se Kurti nuk i ka votat të bëhet kryeministër.
“Kurti s’ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja se pse po e mban peng Kuvendin”, ka thënë ai.
Ajo tha se kryetari i institucionit ligjvënës duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, shkruan KFVA.
“Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet me marrëveshje politike, dhe kështu do të vazhdojmë përderisa ata nuk reflektojnë”, tha Bajrami.
‘‘Ajo çfarë po ndodh është vërtetë për keqardhje. E thanë edhe parafolësit është shkelje ligjore, shkelje kushtetuese, shkelje e rregullores së Kuvendit, mënyra e ndryshimit të votimit. Nuk i kanë votat për formimin e këtij komisioni, nuk i kanë votat për lojërat e tyre politike që po i bëjnë, dhe nëse nuk ndryshojnë qasje, kështu do të vazhdojnë dhe faji është i VV-së’, ka thënë ajo.
Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e së shtunës sërish ka tentuar të krijojë Komisionin ad-hoc për votim të fshehtë por nuk ka marrë përkrahjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës. Votimi mori 54 vota për, kundër një.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por ato nuk propozuan kandidat.
Dehari njoftoj se seanca u shty për të hënën në orën 10:00.