Tërmet me magnitudë 7.5 ballësh në Argjentinë dhe Kili – rrezik për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballësh të Rihterit ka goditur bregun jugor të Argjentinës dhe Kilit, duke shkaktuar alarme për cunami.

Autoritetet kiliane kanë shpallur Alarm të Kuq dhe kanë urdhëruar evakuimin e rajonit të Magallanesit dhe Antarktidës Kiliane, shkruan metro.co.uk.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, Argjentinë. Pas lëkundjes kryesore janë regjistruar edhe dy pasgoditje me magnituda 5.4 dhe 5.7, transmeton KFVA.

Zonat e prekura nga evakuimi përfshijnë Puerto Williams, Puerto Natales, Punta Arenas, dhe bazat kiliane në Antarktidë. Sirenat e cunamit janë dëgjuar në qytetin port të Puerto Williams.

Sipas Shërbimit Amerikan të Paralajmërimit për Cunami, valët pritet të jenë nga 1 deri në 3 metra dhe mund të godasin brenda një rrezeje prej 300 kilometrash nga epiqendra.

Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale deri tani, por autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga zonat bregdetare dhe të kërkojnë terren më të lartë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…