Tash e 26-vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për masakrën e Studimes

 

 

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar 116-të civilët që kanë rënë në masakrën e Studimes 26-vjet më parë.

Në një postim në Facebook, ky subjekt  politik thotë se tash e 26 vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer.

“Sot me dhembje kujtojmë 116 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza, të cilët më 2 maj 1999 në Studime të Vushtrrisë, u vranë e u masakruan në mënyrë çnjerëzore nga forcat kriminale serbe. Tash e 26 vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer”.

“Kosova nuk do të reshtë asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet gjenocidale, të kryera ndaj popullit tonë. Lavdi e përjetshme për martirët e Studimes!”, thotë PDK.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…