by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Vrasja e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, më 1 prill, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, ka tronditur opinionin e gjerë dhe ka lënë një plagë të thellë në familjen e tij.
Në një rrëfim prekës, bashkëshortja e tij, Violeta Mulaku-Lika, ndan momentet e fundit të jetës së Muhametit dhe dhimbjen që po e shoqëron çdo ditë.
“Në ato momente isha në banesë. Kur erdhi ndihma e shpejtë, e kuptova që ishte ai… kur e pashë me uniformë. S’kam fjalë… shumë keq, pa pritë e pa kujtu,”, th a ajo me zërin që i dridhej.
Muhameti ishte vrarë me armë zjarri, ndërsa po kthehej nga detyra. Violeta kujton me mall edhe fjalët e fundit që ndanë bashkë:
“Biseda e fundit ishte: ‘Nesër jam në punë paradite, e kemi me pi nga një kafe bashkë në mëngjes.’”, tregon ajo.
Ajo tregon se asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë arsye për të dyshuar se bashkëshorti i saj mund të ishte në rrezik. Sipas saj, ai nuk kishte pasur probleme me askënd dhe asnjë shenjë paralajmëruese nuk kishte dalë në sipërfaqe.
“As edhe një mesazh s’ka ardhur ndonjëherë. S’ka ndryshuar kurrë sjellja e tij. Ai ka qenë i pastër.”
Violeta reagoi gjithashtu ndaj zërave që dolën në opinion pas vrasjes, të cilat sugjeronin një lidhje jashtëmartesore të Muhametit , pretendime që ajo i mohon kategorikisht.
“Janë shpifje. Ai që e ka thënë, le ta thotë me fytyrë. Nuk është aspak e vërtetë. Ai ka qenë më i pastri që ekziston.”
Dhimbja e saj është e dyfishtë – jo vetëm për humbjen, por edhe për ëndrrat dhe planet e përbashkëta që u ndërprenë në mes.
“Donim të bëheshim prindër. Kishim plane me u shpërngul në banesën e re, me zgjeru biznesin… gjithçka e kishim ndërtuar bashkë.”
E pyetur për të arrestuarit në lidhje me vrasjen, Violeta shprehet:
“Disa prej tyre i njoh, por ai s’ka pasur asnjë lidhje me ta. Vetëm njëri ka punuar për ne për rreth dy vjet. Ata që e kanë bërë, le të marrin dënimin e merituar.”
Në fund, ajo e mbyll rrëfimin me një dhimbje të thellë që nuk shuhet:
“Më mungon çdo sekondë. Kam qenë shumë e lidhur me të. Gjithçka kemi bërë bashkë.”
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!
Të paktën tetë persona u lënduan, tre prej tyre rëndë, pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në, të premten në atë që policia e quajti një aksident trafiku “tragjik”. Lidhur me këtë, ka reaguar Konsullata e Kosovës në Stuttgart ku thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane. Aty
Hekuran Murati paralajmëron se nesër do të provojnë të zgjedhin Albulena Haxhiun me votim të fshehtë
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka shkruar në orët e vona për seancën e nesërme ku pritet të votohet për herën e 10-të konstituimi i Kuvendit, shkruan KFVA. Murati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paralajmëruar se nesër do të tentohet përsëri të votohet në mënyrë të fshehtë, ani pse kjo
Mot shumë i ngrohtë do të mbretëroj ditën e shtunë, kryesisht me diell. Ditën zhvillohen vranisra të pakta lokale, e kalojnë dhe vransira të larta, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Era ndryshon drejtimin në jugperëndimore e frynë e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, me hove deri në 12m/s nga pjesë të
Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në Kosovë të organizatës Reporterët pa Kufij, duke thënë të premten se në Kosovë nuk ka mungesë të lirisë së shtypit, por rënie të standardit të mediave. Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit