GLPS: Dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona euro për Kosovën

 

 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona euro për Kosovën, në kuadër të Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Hulumtuesi në GLPS, Besar Gërgi, në një konferencë për media të premten, tha se mjetet e parapara për Kosovën rrezikojnë të kthehen në pikën zero.

Disbursimi i mjeteve të parafinancimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në kuvend, të cilat, për shkak të pamundësisë së konstituimit të legjislaturës së nëntë, nuk mund të ndodhin tani.

Plani i rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629,3 milionë eurosh janë hua afatgjata.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…