SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla

 

 

SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara.

Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh në rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë, raporton BBC.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane, transmeton gazeta KFVA.

Ukraina besohet se ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.

Marrëveshja vjen në mes të një lufte tregtare të SHBA-së me Kinën, nga e cila burojnë 90% e rezervave aktuale botërore të metaleve të rralla.

Sipas deklaratës së Thesarit të SHBA-së të mërkurën pasdite, Fondi i Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë, i sapokrijuar, njeh “mbështetjen e konsiderueshme financiare dhe materiale” që SHBA-të i kanë dhënë Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt 2022.

Sekretari i thesarit të SHBA-së tha në një deklaratë video se marrëveshja do të ndihmonte “në zhbllokimin e aseteve të rritjes së Ukrainës”. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…