Propozohet ndryshimi i mënyrës së votimit për Kryeparlamentar, VV kërkon të bëhet me votë të fshehtë

 

Kryesuesi, Avni Dehari ka propozuar që në seancën e sotme votimi për Kryeparlamentarin të bëhet me votë të fshehtë, shkruan Gazeta KFVA.

Para deputetëve në Kuvend, Dehari tha se duke marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryepalrmanetarit, ku votimi mund të jetë i hapur, fshehtë e çfarëdo forme ka konsideruar që kjo është forma e duhur.

“Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në Rregullore e punës së Kuvendit, e cila në nenin 61 paragrafi 4, e parasheh edhe votimin e fshehtë, me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugë për konstituimin është votimi në mënyrë të fshehtë me fletëvotime të fshehta”, tha Dehari.

 

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…