Miftaraj për votimin e fshehtë: S’lejohet, qasje arbitrare që s’duhej të ndodhte – Dehari s’ka të drejtë të dalë jashtë skenarit

 

 

Ehat Miftaraj nga KDI, ka reaguar rreth propozimit të bërë nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk lejohet në këtë fazë.

Miftaraj ka shtuar se Dehari s’ka të drejtë të dal jashtë skenarit të Sekretariatit të Kuvendit, dhe se, ky propozim është qasje arbitrare dhe se që e njëjta nuk do të duhej të ndodhte.

”Nuk lejohet votimi me votë të fshehtë në këtë fazë.

Kryesuesi nuk ka të drejtë të dal jashtë skenarit të Sekretariatit të Kuvendit.

Kjo qasje është arbirtrare dhe nuk do të duhej të ndodhte”, ka shkruar./KFVA/

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…