by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Marrëveshja e re e nënshkruar midis SHBA-së dhe Ukrainës i hap derën Uashingtonit për të pasur akses në burimet natyrore të vendit të shkatërruar nga lufta, ndërsa krijon një mekanizëm investimi që synon të sigurojë mbështetje afatgjatë për Kievin.
Pavarësisht presioneve disa asimetrike dhe ekstreme, mbi Kievin, Donald Trump po merr atë që kërkoi, por jo në masën dhe me kushtet që kishte propozuar. Nga ana e saj, Ukraina po i jep SHBA-së akses në depozitat e saj të rralla pa angazhimet e sigurisë të kërkuara nga Volodymyr Zelensky, por duke siguruar bashkëpunim të ardhshëm me SHBA-në e Donald Trump, e cila ka qenë gjithçka përveçse miqësore, përcjell Gazeta KFVA.
BBC analizoi draft-marrëveshjen, duke arritur në shtatë përfundime kryesore.
1. Asnjë pagesë nga Ukraina për SHBA-në
Presidenti Trump më parë ka kërkuar që Ukraina të kthejë 350 miliardë dollarë që, siç pretendon ai, Uashingtoni i ka ndarë për luftën. Zelensky e hodhi poshtë kategorikisht këtë kërkesë.
Tani, marrëveshja nuk përfshin asnjë dispozitë përkatëse për shlyerjen e borxhit.
Trump e paraqiti marrëveshjen si një “fitore”, duke pretenduar se SHBA-të do të merrnin “shumë më tepër” sesa miliardat e shpenzuara gjatë administratës së Bidenit.
2. Gjuhë më e ashpër amerikane ndaj Rusisë
Marrëveshja u shoqërua me një retorikë të rrallë agresive ndaj Moskës nga Trump. Departamenti i Thesarit i SHBA-së foli për një “pushtim në shkallë të plotë nga Rusia” dhe e bëri të qartë se asnjë shtet apo person që financon makinerinw e luftës së Kremlinit nuk do të përfitojë nga rindërtimi i Ukrainës.
3. Nafta dhe gazi në tryezë, jo vetëm mineralet
Edhe pse marrëveshja ka të bëjë kryesisht me shfrytëzimin e burimeve minerale të Ukrainës, ajo përfshin gjithashtu dispozita për projekte të reja nafte dhe gazi, si dhe infrastrukturën përkatëse. Të gjitha burimet natyrore mbeten nën pronësinë e Ukrainës, me SHBA-në që fiton akses të përbashkët. Kjo konsiderohet një tërheqje e rëndësishme nga Kievi krahasuar me planet e mëparshme.
4. Asnjë konflikt me aspiratat e anëtarësimit në BE
Kievi ishte i shqetësuar se marrëveshja me SHBA-në mund të rrezikonte aspiratat e saj për anëtarësim në BE.
Versioni përfundimtar i marrëveshjes sqaron se nuk ka konflikt, njeh perspektivën e anëtarësimit dhe deklaron se SHBA-të do të negociojnë me mirëbesim çdo përshtatje për shkak të detyrimeve të reja evropiane të Ukrainës. Marrëveshja gjithashtu inkurajon investimet dhe transferimin e teknologjisë nga BE-ja.
5. Fitimet do të riinvestohen në Ukrainë për një dekadë
Për dhjetë vitet e para të funksionimit të fondit të investimeve, të gjitha fitimet do të riinvestohen ekskluzivisht në ekonominë ukrainase, pa asnjë përfitim financiar për SHBA-në. Pasi të kenë kaluar dhjetë vjetët, parashikohet një shpërndarje e fitimeve midis partnerëve. Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant, tha se mesazhi për popullin amerikan është se “ne kemi një mundësi për të marrë pjesë dhe për t’u shpërblyer për mbështetjen e Ukrainës”.
6. Ndihma ushtarake sipas kushteve
Uashingtoni e lidhi vazhdimin e ndihmës ushtarake me nënshkrimin e marrëveshjes. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Yulia Svirydenko, e cila udhëtoi për në Uashington për ceremoninë, tha se janë planifikuar përforcime të reja ushtarake, duke përfshirë edhe sisteme mbrojtëse.
Ky është një ndryshim nga qëndrimi fillestar i Trump, i cili kishte shprehur qëllimin për të kufizuar mbështetjen ushtarake.
7. Mungesa e garancive detyruese, SHBA-të mund të tërhiqen
Pavarësisht hapjeve ekonomike, marrëveshja nuk përfshin garanci të qarta sigurie për Ukrainën. Ngurrimi i Trump për të ofruar angazhime ushtarake të krahasueshme me ato të paraardhësit të tij Biden mbetet. Mbështetja e SHBA-së vazhdon të varet kryesisht nga vullneti i Shtëpisë së Bardhë, duke ruajtur kështu një ndjenjë pasigurie rreth aleatit më të rëndësishëm të Kievit.
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!
Mjekët e stadifikojnë kancerin e gjirit në momentin e diagnostikimit për të vendosur trajtimin më të përshtatshëm dhe për të parashikuar ecurinë e sëmundjes dhe mundësinë e shërimit. Stadifikimi tregon sa i përhapur është kanceri dhe cilat janë karakteristikat e tij. Procesi është i ndërlikuar dhe merr parasysh disa faktorë, si madhësia dhe
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një sistem të avancuar rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, gjatë luftimeve në territorin ukrainas. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, e cila publikoi edhe pamjet e momentit kur sistemi goditet nga një sulm ajror i koordinuar me dronë. Sipas njoftimit, Buk-M3 u gjurmua
Kreu i VV’së, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e Kuvendit, ka sulmuar PDK’në, LDK’në dhe AAK’në nëpërmjet ish-kandidatit për deputet Hysamedin Ferajt. Ky i fundit ka publikuar një status plot ‘helm’ në Facebook, për partitë. Duke aluduar që LDK e refuzoi takimin me Kurtin Feraj thotë se kjo parti ‘PDK’së
Analisti politik, Azdren Shala e ka quajtur lehtë të manipulueshëm, kryesuesin e nëntë seancave konstituive të Kuvendi të Kosovës, Avni Deharin. Kjo pasi sipas tij, një njeri që e kthen në interes politik një tragjedi familjare, nuk ka integritet. Lidhur me këtë, Shala thotë se Dehari vuan nga Sindroma e Stokholmit, pasi dashurohet