by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Amerika merr fitoren e parë në Ukrainë. Uashingtoni dhe Kievi kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndarë fitimet nga shitja e ardhshme e rezervave minerale të Ukrainës, pas muajsh negociatash të tensionuara. Të dyja vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh për rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane. Ukraina besohet se ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, teknologjinë ushtarake dhe infrastrukturën industriale. Marrëveshja vjen në mes të një lufte tregtare të SHBA-së me Kinën, nga e cila burojnë 90% e rezervave aktuale të metaleve të rralla në botë.
Sipas deklaratës së Thesarit të SHBA-së, Fondi i Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë, i krijuar rishtazi, njeh “mbështetjen e konsiderueshme financiare dhe material” që SHBA-të i kanë dhënë Ukrainës që nga nisja e luftës në shkurt 2022. Sekretari i thesarit amerikan tha në një deklaratë se marrëveshja do të ndihmonte në “zhbllokimin e aseteve të rritjes së Ukrainës”. Gjuha e njoftimit tregon shumë më tepër solidaritet me Ukrainën sesa është zakonisht për administratën Trump. Në të luftës së nisur nga Rusia i referohet si “përpjekje për pushtim në shkallë të plotë” dhe shton se “asnjë shtet apo person që financoi ose furnizoi makinën ruse të luftës nuk do të lejohet të përfitojë nga rindërtimi i Ukrainës”.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, e cila fluturoi për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen të mërkurën, tha në një postim në X se fondi i ri do të “tërheqë investime globale”. Duke renditur dispozitat e marrëveshjes, ajo tha se ajo do të përfshinte projekte në minerale, naftë dhe gaz, megjithëse burimet do të mbeteshin pronë e Ukrainës. Partneriteti do të jetë i barabartë, në bazë 50:50, shtoi ajo, dhe duhet të ratifikohet nga ligjvënësit në Kiev. Sipas marrëveshjes, SHBA-të do të kontribuojnë me ndihmë të re për Kievin, shtoi ajo, duke përfshirë, për shembull, sisteme të mbrojtjes ajrore.
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!
Vizitat e krerëve të institucioneve të Kosovës në veri të vendit sipas njohësve të çështjeve të sigurisë po përdorën për nxitje të elektoratit. Por, sipas tyre shfrytëzimi i veriut lë pasoja në aspektin e sigurisë. Përurimi i nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit ia nxori edhe disa aktivitete tjera të hënën Kryeministrit në
Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Mbrojtjes janë dhënë disa rekomandime. Aty është gjetur se ky dikaster nuk ka bërë kompensimin e plotë të pjesëtarëve të FSK-së për punët shtesë, e po ashtu edhe mbajta e disa pozitave me ushtrues detyre përtej afatit ligjor. Kompensimi i ushtarëve të Forcës
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit në një përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, raporton Reuters. Wadephul, i cili është për një vizitë në Lindjen e
Faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit ka filluar. Kështu po citon CNN një raportim të një mediumi gjysmëzyrtar iraniane Mehr News. Operacioni, i quajtur Operacioni Premtimi i Vërtetë 3, përfshinte “qindra raketa të ndryshme balistike” që synonin ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael. Sulmet janë një “përgjigje vendimtare” ndaj sulmit fillestar të