Abdixhiku reagon nga Spanja për situatën në Kuvend: A po e kuptoni tash pse nuk takohemi me ta?

 

 

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar nga Spanja pas dështimit të seancës konstituive e përpjekjes së VV’së për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryemparlamentare, me votë të fshehtë.

Abdixhiku ka thënë se këto veprime janë arsye për refuzimin e tij e LDK’së që të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ftesë që u pranua nga Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, shkruan Reporteri.net.

“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!
Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se kjo politikë duhet të marrë fund dhe se LDK’ja do të jetë ajo që do ta bëjë këtë.

“Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë. LDK e ka të qartë.  Prandaj është konsistente.  Para, gjatë e pas zgjedhjeve. Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!✌️”, ka shkruar Abdixhiku.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…