Vrasja në qendër të Klinës, Gjykata e dënon Tush Frrokajn me 21 vjet burgim për krimin e rëndë

Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor Tush Frrokajn për veprat penale “vrasje” , “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe veprën penale “shtrëngim”.

Ai është dënuar në total me 21 vjet burgim,  në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, shkruan KFVA..Frrokaj është dënuar me 20 vjet për vrasje dhe 1 vit burgim për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale “shtrëngimi”.

Nasuf Hasani, avokat i palës së dënuar për gazetën online Reporteri.net ka thënë se është i pakënaqur me dënimin që iu shqiptua klientit të tij.

Sipas aktakuzës Frrokaj  në korrik të vitit 2023,  e ka vrarë Anton Prelajn brenda një kafeterie në qendër të qytetit të Klinës.

 

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…