Osmani përkujton 23-vjetorin e masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit.

“Në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth, regjimi gjenocidal i Serbisë ekzekutoi barbarisht 275 shqiptarë: fëmijë të pafajshëm, pleq, gra e burra vetëm pse ishin shqiptarë dhe e donin lirinë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

26-vjet më parë, toka e Drenicës u mbulua nga një dhimbje që nuk shuhet kurrë.

Në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth, regjimi gjenocidal i Serbisë ekzekutoi barbarisht 275 shqiptarë: fëmijë të pafajshëm, pleq, gra e burra vetëm pse ishin shqiptarë dhe e donin lirinë.

Kjo masakër, një ndër më të tmerrshmet e luftës, mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen e njerëzimit dhe një akt që thërret për drejtësi. Ky krim makabër ishte një përpjekje për ta shfarosur popullsinë e kësaj ane.

Por atë ditë, kur krimi monstruoz mori jetën e shumë shqiptarëve, dritën e lirisë e mbajtën gjallë luftëtarët e UÇK-së, të prirë nga heroiku Ilaz Kodra. Ata nuk u tërhoqën, ata nuk u dorëzuan. U bënë mburojë për popullin, ndaj 40 prej tyre me gjakun e tyre përjetësuan lirinë tonë.

Sot, ne nuk i përkujtojmë vetëm martirët e kësaj masakre, por nderojmë qëndresën, sakrificën dhe dinjitetin e atyre që ranë për ta fituar lirinë tonë të sotme.

Qoftë e përjetshme lavdia për dëshmorët e UÇK-së dhe kujtimi për martirët e Shtuticës, Verbocit, Drenicës dhe gjithë Kosovës!

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…