Vitia reagon pas shpërthimit të veturës së drejtorit të QKUK’së: Kushdo që provon të sfidojë shtetin, do të dështojë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdarit.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia tha se kushdo që tenton të vendosë në sprovë institucionet e shtetit, do të përballet me dështim.

“Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë,” theksoi ai.

Kujtojmë se sot i është shpërthyer vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, gjersa ishte e parkuar në oborrin e spitalit.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala i tha Gazetës Express se prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”  dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Prokurori i shtetit ka inicuar rastin për veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ”Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokurori i shtetit dhe Njësitë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore mbi këtë çështje.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…