“Glauku është për filozofi” Përparim Rama konfirmon se do të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e konfirmoi se do të kandidojë sërish si kandidat për të parin e Prishtinës, nga radhët e LDK-së.

“Po patjetër që unë”, tha Rama pasi u pyet se a do të jetë ai kandidati për kryetar të Prishtinës.

E keni definuar me Lumir Abdixhikun, e pyeti autori i emisionit Pressing?

“Po është e definuar. Unë do të jem kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Kërquki: Përfolet që kandidat për Prishtinën do të jetë Glauk Konjufca

Rama: Glauk Konjufca është djalë i mirë, por ai nuk ka asnjë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të proceseve e projekteve. Njeri nëse don me folë gjëra filozofike kënaqesh, histori, mirëpo me kry projekte madhore më vjen keq por nuk ka kapacitet.

Kërquki: Uran Ismaili ka qenë partner i juaji, dalja e PDK-së nga qeverisja e ka zbeh edhe qeverisjen e juaj…

Rama: Nuk mendoj që e ka zbeh qeverisjen dalja e PDK-së, ne kemi pas bashkëpunim të sinqertë për një periudhë kohore…

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…