• Sat. Oct 11th, 2025

Alarm në Fushë Kosovë: Zhduket pa gjurmë 10-vjeçari Aurel Krasniqi – familja në ankth, Policia në kërkim!

Bykfvanews

Apr 30, 2025

 

 

Një rast shqetësues është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një fëmijë 10-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që nga pasditja e djeshme, raporton Gazeta KFVA.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:30, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është paraqitur nëna e të miturit Aurel Krasniqi, e cila ka raportuar se djali i saj kishte dalë nga banesa në rrugën “Hajrullah Zymi” më 29 prill 2025, rreth orës 16:30, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.

Sipas përshkrimit të dhënë nga familjarja, Aureli është i gjatë rreth 1.50 metra, peshon 45 kilogramë, ka sy të zinj dhe flokë të kaftë, ndërsa në momentin e zhdukjes kishte të veshur një duks ngjyrë gri.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, është njoftuar menjëherë Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti si “Person i zhdukur”.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për lokalizimin dhe kthimin e të miturit. Familjarët janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë parë djalin.

Gazeta KFVA do të përcjellë nga afër zhvillimet e këtij rasti dhe i bën thirrje të gjithëve që për çdo informacion të kontaktojnë menjëherë Policinë.

 

𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *