Parisi feston në Londër, vendos goli i Dembeles

 

Është mbyllur ndeshja e parë e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni. Arsenali ishte nikoqir i PSG-së në “Emirates Stadium”, me parisienët që do të rikthehen në shtëpi me fitore.

Të besuarit e Luis Enriques morën fitore të madhe në Londër, me shifrat prej 1-0, me një gol të hershëm të shënuar nga Ousmane Dembele.Francezi shënoi në minutën e katërt, pas një asistimi nga ana e Khvicha Kvaratskhelias.

Në pjesën e parë, që i takoi PSG-së, ky i fundit kishte edhe një mundësi të mirë, përmes Desire Doues, por që David Raya e priti goditjen e tij. Arsenali u tregua i rrezikshëm vetëm një herë në pjesën e parë, me Gabriel Martinellin, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte në krye të detyrës.

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali barazoi në 1-1, mirëpo goli i Mikel Merinos u anulua për pozitë jashtëlojeMë pas, “Topçinjtë” e patën iniciativën, duke krijuar raste të rrezikshme, por pa sukses.Tutje, PSG-ja shpërdoroi dy mundësi të mira shënimi, një nga Bradley Barcola e një nga Gonçalo Ramos.

Në fund, epilogu i takimit ishte 1-0 në të mirë të Parisit.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas tetë ditësh, më 7 maj në “Parc des Princes”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…