Kosovë Lajme

Kurtit i bien dukshëm numrat për Albulena Haxhiun

 

Propozimi për Albulena Haxhiun Kryeparlamentare në seancën e sotme ka marrë veç 54 vota nga deputetët, nga 57 sa pati marrë deri tani në seancat e kaluara, shkruan Gazeta KFVA.

Dy nga tri votat e munguara janë, Nezir Kraki për të cilin njoftoi edhe vetë Glauk Konjufca, si dhe Veton Berisha.

Kundër votuan 44 deputetë dhe tri abstenime.

Kjo ishte tentativa e gjashtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në Krye të Kuvendit.