Bajrami: Insistimi i VV’së me kandidaturën e Haxhiut e ka shndërruar Kuvendin në një cirk

 

 

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur pas ndërpritjes së seancës konstituive të Kuvendit, ku ka thënë se insistimi i VV’së me kandidaturën e njëanshme- e ka shnërruar Kuvendin në një cirk, raporton KFVA.

Ndër të tjera ajo deklaroi:

“Kuvendi me insistimin me kandidaturën e njëanshme është shndërruar me një cirk.
është hera e 6-të që kësaj radhe Haxhiu i ka marrë vetëm 54 vota dhe ata insistojnë në këtë kandidaturë duke u mbledhur cdo 48 orë.
LDK është për të gjetur një zgjedhje kushtetuese e cila respekton kushtetutën e Kosovës dhe rezultatin e dalë nga zgjehdjet e 9 shkurtit. Ne e njohim të drejtën e të parit, por nuk e bartim votën tonë duke votuar sipas kërkesave të tyre.

Pengmarrja e institucioneve nga ana e VV’së është duke i kushtuar qytetarëve të Kosovës. Ata po përballen me probleme të ndryshme dhe askush nuk po i adreson. Andaj, përgjegjësia duhet të kërkohet prej tyre.

Na vjen keq që në bazë të rezultatit dhe vullnetit tonë jemi pjesë ë Kuvendit, mirëpo pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj është bërë mjaft për qytetarët e Kosovës”, tha shefja e GP të LDK’së.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…