As kjo e gjashta s’i solli fat – Kuvendi vazhdon t’i thotë “jo” Albulenës si në serial të pafund!

 

 

Albulena Haxhiu ka dështuar të zgjidhet kryeparlamentare edhe në përpjekjen e gjashtë, shkruan gazeta KFVA.

Propozimi i LVV-së për Haxhiun kryeparlamentare është hedhur në votim tashmë për gjashtën herë dhe në të gjitha këto raste ka dështuar.

Nga 110 deputetë të pranishëm në sallë, Haxhiu përsëri mori 54 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenime.

Seanca është shtyrë për të enjten, në ora 10:00.

Kjo ishte përpjekja e tetë për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…