Numrat s’i kanë, Vitia i VV’së akuzon opozitën për bllokadë: E drejta për kryetarin e Kuvendit është e jona

 

 

Deputeti i LVV-së, Arben Vitia, ka akuzuar ish-partitë e opozitës për bllokadë të punës së Kuvendit për zgjedhjen e kryetares së këtij institucioni.

Në një bisedë për rtv21 deputeti Vitia ka thënë se së parti të konstituohet Kuvendit pastaj mund të flitet edhe për hapin tjetër që mund të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“ Kanë vendosur që të bllokojnë, bllokuesit janë ata është e drejtë ekskluzive e jona për ta paraqitur kandidaten tonë që në këtë rast është zonja Albulen Haxhiu dhe pastaj të vazhdohet me hapat e tjerë me votimin e nënkryetarëve dhe konstituimin e Kuvendit. Ne jemi parti që kemi fituar shumicën pothuajse absolute më shumë se dy parti të tjera, e dyta dhe e treta dhe kjo është e drejtë kushtetuese dhe kjo na takon ne. Të formohet Kuvendit, të konstituohet Kuvendi dhe vazhdojmë hapin tjetër. Mirëpo të imponohet kandidati nga opozita partisë fituese në zgjedhje që e ka të drejtën ekskluzive për kryetar të Kuvendit, kjo është një praktikë që po çon në një bllokadë të panevojshme. Nëse janë për hapat e tjerë, ta bëjmë hapin e parë ta votojmë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit vazhdojmë me nënkryetarët dhe të vazhdojmë të tjerë”, tha Vitia.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…