Kos: Hic fjalë të mira për Kosovën – Sanksionet vazhdojnë të qëndrojnë!

 

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se jo të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian janë pro heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, shkruan Gazeta dhe Agjencia e Ljamve KFVA.

Ajo ka thënë se ka diskutime për këtë dhe se kurdo që të gjitha shtetet pajtohen, masat do të hiqen.

“Ne ende nuk e dimë. Jemi e duke diskutuar këtë. Nëse shtetet anëtare do të jenë për heqjen e tyre, sigurisht që do ta bëjmë këtë. Por, për momentin, jo të gjitha shtetet anëtare janë për heqjen e masave”, ka deklaruar Kos.

Masat ishin vendosur më 2023, pas tensioneve në veri të vendit.

Dule folur për anëtarësimet në BE, Kos tha se ajo do ta cilësonte si një dështim nëse gjatë mandatit të Komisionit aktual nuk do të kishte anëtarë të rinj.

Megjithatë, ajo u shpreh optimiste, duke theksuar se nga pikëpamja teknike “mund të përfundojmë me Malin e Zi [si anëtar] deri në fund të vitit 2026” dhe “mund të përfundojmë me Shqipërinë [si anëtar] deri në fund të vitit 2027”.

E pyetur nëse Mali i Zi dhe Shqipëria do të bëhen anëtarët e 28-të dhe 29-të të BE-së, ajo u përgjigj se mund të ketë edhe vende të reja.

Sa i përket Kosovës, e cila aplikoi për anëtarësim më 15 dhjetor 2022 dhe është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e vendit kanidat, Kos ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është parakusht për marrjen e statusit dhe fillimin e procesit të anëtarësimit në BE.

“Ne po presim për [formimin e] qeverisë së re. Jam në kontakt me politikanët atje, dhe ata pretendojnë se janë shumë të favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht që të mund të nisë procesi i negociatave ose të jepet statusi i kandidatit”, tha Kos, në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të plotësojë disa parakushte “që duhet të pëmbushen”, pa përmendur se cilat janë ato./ KFVAgency.com/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…