Kaçanik në alarm: 54-vjeçarja humb gjurmët, familja lutet për një mrekulli!

 

 

Një grua e moshës 54-vjeçare është zhdukur sot në Kaçanik. Sipas vëllait të saj, ajo është larguar nga shtëpia e tij sot në orët e para të mëngjesit, shkruan KFVA.

Sipas tij, nuk është hera e parë që ndodhë një rast i tillë.

“Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një famijar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”, ka deklaruar zëdhëmësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave për gjetjen e saj.

“Rreth orës 19:35, është nisur operacioni i kërkimit me dronë nga Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit e stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj të udhëhequr nga komandanti i stacionit policor në Kaçanik. Për zhvillimet e mëtejme do të jepet njoftim shtesë”, ka deklaruar tutje Veseli.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…