Haxhiut as vet s’i besohet se mund të bëhet kryeparlamentare: Nuk jam optimiste për nesër

 

Pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për këtë post, ka komentuar situatën aktuale.

Haxhiu theksoi se që nga 15 prilli Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, fillimisht për shkak të refuzimit të opozitës për të votuar verifikimin e mandateve të deputetëve, dhe tani për shkak të refuzimit të emrit të saj për kryetare, transmeton KFVA.

“Nuk jam shumë optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme, pasi qëndrimet e subjekteve opozitare janë bërë të qarta publikisht. Për bindjen time, mungon vullneti për të konstituar Kuvendin dhe për të kaluar më tej në procedurat për zgjedhjen e Qeverisë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo shtoi se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit u takon të gjitha subjekteve politike dhe jo vetëm mazhorancës apo Vetëvendosjes.

Ndërsa për zgjedhjen e Qeverisë, përgjegjësia bie mbi mandatarin dhe partinë fituese.

Haxhiu rikujtoi se Kushtetuta e Kosovës dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i japin të drejtë vetëm partisë fituese të zgjedhjeve që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Sipas saj, opozita po e refuzon jo vetëm kandidaturën e saj, por në disa raste edhe çdo kandidat tjetër të mundshëm.

“Në këtë situatë, LDK-ja ka deklaruar se nuk do ta mbështesë as Albulena Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër, ndërsa dy subjekte tjera kanë kërkesa për emra të tjerë”, përfundoi Haxhiu.

Në këtë intervistë Haxhiu ka folur edhe për tema tjera si dhe për kritikat e partive politike, PDK, LDK e AAK.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për ndikimin politik që ka ky ngërç në Kuvendin e Kosovës

Shkrime të ngjashme

Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…