Deputeti Berisha jep kushtin për konstituim: Kërkojmë një ministri

 

 

Deputeti Veton Berisha, në emisionin “DPT te Fidani”,  ka treguar se a ka ndonjë ndryshim lidhur me diskutimet me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim për formimin e institucioneve të reja.

Berisha thotë se ka nga kreu i VV-së, Albin Kurti, ka kërkuar drejtimin e një ministrie, që ndërlidhet me përmirëmsimin e kushteve të jetesës së komunitetit egjiptian.

“Si parti politike, kemi parti që kemi profil, jemi politik, nuk jemi vetëm se jemi parti për vendet e rezervuara, por e kemi një përvojë politike, dhe ne kemi thënë se duam të kemi një marrëveshje politike, me pasë një dakordancë që duhet të jetë e shkruar”, tha deputeti.

“Ne kemi një program, i cili është program 11-pikësh, dhe e kemi të dorëzuar pikë më pikë dhe është plani se si duhet të implementohet ai program, dhe bazuar në programin dhe pikat programore kemi kërkuar përgjegjësi institucionale, detyra, me na dhënë në kuadër të qeverisë në dikastere të caktuara, që ne të ndihmojmë implementimin e atij programi. Ne i kemi diskutuar këto detaje, dhe nuk kemi një vendim të përbashkët. Ne po kërkojmë të drejtojmë një prej ministrive që mund të ketë ndikim në ndryshimin e jetës së komunitetit egjiptian, derisa për momentin jemi ende në diskutim.

“Ministri të linjës të pushtetit lokal për shkak se mundemi me i pasë komunat në komunikim, nëse kthehet ministria e punës dhe çështjes sociale, ministria e arsimit po ashtu është e rëndësishme, jemi të gatshëm edhe për atë”, tha Berisha

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…