Plagosja e një personi nga breshëria e plumbave në Strellc të Deçanit, ende s’ka të arrestuar

Gazeta raportoi dje se një person u plagos si pasojë e të shtënave me armë, në fshatin Strellc të Deçanit.

Për këtë rast sot ka dhënë detaje Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ku njofton se ende nuk ka persona të arrestuar.

“Fsh. Strellc i Epërm, Deçan 25.04.2025 – 06:38. Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar”.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti është nën hetime.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…