Orë 400 mijë euro kapet në Aeroport – Dogana e Kosovës godet luksin e padeklaruar!

 

 

Dogana e Kosovës ka arritur të konfiskojë një orë dore në vlerë 400 mijë euro. E njëjta nuk ishte deklaruar nga pronari i saj.

Duke folur për format e shpëlarjes së parave në Kosovë, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, tha se ora prej 400 mijë eurosh ishte gjetur në valixhen e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai shpjegon se personit të cilit i është gjetur ora ishte selektuar për kontroll dhe më pas i ishte konfiskuar ora në vlerë 400 mijë euro.
“Rishtazi kemi pasë një rast që e kemi zënë, që kalon vlerën 400 mijë euro, një orë. Qëllimi i tyre është që mos t’i kenë paret ‘cash’ por si instrument monetar. E kemi zënë në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur në valixhe. Janë selektu për kontroll personat dhe e kemi gjetë”,  shpjegoi Llugaliu.

Llugaliu tha se si Doganë ata e kanë përgjegjësi pjesën kufitare sa i përket kontrollit për pastrim të parave.

“Format që i njeh disiplina e pastrimit të parasë, fitimi i parasë në mënyrë të pistë. Para e pistë është edhe ajo që fitohet pa e pagu tatimin. Prej kontrabandës apo tatimit në fitim që nuk e pagujnë”, deklaroi ai.

Sa i përket gjërave të shtrenjtave, si në këtë rast ora, ai tha se jo domosdo i sjellin në Kosovë për t’i shitur por t’i kenë si “instrument monetar”.

Drejtori i Doganës tha se doganierët janë të trajnuar dhe kanë informacione për brendet e shtrenjta dhe përmes Njësisë për Informacionin e Udhëtarëve kanë qasje në të gjitha biletat e udhëtarëve dhe shohin se kush është udhëtar në shkuarje dhe në ardhje./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…