S’ka takim konsultativ para seancës

Deputetët do të mblidhen sërish sot, në një përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit. Seanca konstituive, e nisur që nga 15 prilli, do të vazhdojë sot në orën 10:00.

Për dallim nga seancat e kaluara, sot nuk do të ketë takim konsultativ. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk e ka thirrur një të tillë. Kjo është konfirmuar për Reporteri.net nga deputetja e AAK’së, Time Kadriaj.

“Jo, nuk kemi asnjë ftesë”, ka deklaruar Kadriaj.

Në këtë seancë pritet të hidhet sërish në votim propozimi për Kryetare Kuvendi, që nga VV është propozuar emri i Albulena Haxhiut.

Në tri votimet e kaluara, Haxhiu ka marrë 57 vota nga 61 sa nevojiten.

Pavarësisht kësaj, VV s’ka hequr dorë nga ky propozim.

“Nuk ka ndërruar emri”, ka deklaruar mbrëmë kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar të votojnë Haxhiun, duke e konsideruar si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të votojë kundër çdo kandidati që propozon VV’ja.Deputeti i VV-së, Hekuran Murati para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se shpreson që PDK, LDK dhe AAK të kenë reflektuar dhe siç tha ai të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Murati para mediave ka para mediave ka thënë se cilado parti që bën hapa të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit do të marrë vlerësimin e nevojshëm.

“Gjithçka deri më tani e kemi bërë publike dhe në një vazhdim të radhës të seancës presim që partitë opozitare parlamentare të kenë reflektuar që të zhbllokohet procesi dhe të ecim përpara. Unë mendoj se kjo çka po ndodh nuk është e nevojshme, seanca konstituive  të zgjatet kaq shumë meqenëse janë 120 deputetë, meqenëse ka vullnet të institucioneve, vetëm se ka taktizime të panevojshme.

Është hera e dytë që opozita bën taktizime të panevojshme. Mendoj që cilado parti që bën hapin të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit, sepse siç e kemi është kjo është barrë që u takon të gjithë deputetëve, do të ketë edhe vlerësimin e nevojshëm sepse edhe qytetarët nuk është se po kënaqen duke i pa këto seanca. Ne si VV jemi të përkushtuar që votat që i kemi, 48 vota kemi marrë nga qytetari dhe ato janë në dispozicion që nënkupton edhe votimin për kryetarë dhe nënkryetar”, tha Murati para mediave

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…