Policia edhe sot aksion në Kaçanik në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

 

 

Policia e Kosovës është duke zhvilluar edhe sot një aksion që ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar aksionin për gazetën online KFVA.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.

Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Policia e Kosovës, të hënën i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.

Ndaj shtatë të akuzuarve Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media të hënën se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…