“Oferta” e VV-së: Jep deri 100 euro donacion për partinë, fito pozitë në Telekom

 

 

Që nga ardhja e Qeverisë Kurti në pushtet, Telekomi i Kosovës që udhëhiqet nga Burbuqe Hana është shfrytëzuar për të avancuar miq e familjarë të pushtetit. Pozitat e larta menaxheriale po përdoren si shpërblim për besnikëri politike, ndërsa emërimet në pozita nuk po bëhen në bazë të meritokracisë.

Gazeta ka raportuar në vazhdimësi se si Burbuqe Hana, që nga marrja e pozites së Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit, ka avancuar në pozita të larta këshilltarë dhe individë të lidhur ngushtë me të – shoqe, miq dhe bashkëpunëtorë politikë.

Burime të gazetes kanë treguar për avancimet e fundit që janë bërë brenda ndërrmarrjes publike, Telekomi dhe se si u rehatuan donatorët e Vetëvendosjes.

Sanije Sahiti është shoqja e ngushtë e Burbuqe Hanës për të cilën Gazeta ka raportuar edhe më herët.

Ajo është emëruar këshilltare e Burbuqe Hanës, pa asnjë proces transparent – as konkurs të brendshëm, as të jashtëm – pavarësisht se Telekomi ka mbi 30 juristë të kualifikuar brenda.

Sanije Sahiti rezulton edhe në listat e donatorëve të Vetëvendosjes, duke ngritur dyshime serioze për lidhjen ndërmjet përfitimeve profesionale dhe financimit politik.

Ajo në shkurt të vitit 2025 ka kontribuar me 50 euro në Vetëvendosje.

Përveç saj, “shpërblim” kanë marrë edhe Nuredin Hyseni bashkë me gruan e tij, Selvete Xhigoli.

Burime të Periskopit bëjnë me dije se Nuredin Hyseni është avancuar në pozitën e menaxherit në departamentin e financave, dhe bashkëshortja e tij Selvete Xhigoli, gjithashtu punonjëse e lartë në sektorin e financave, dhe ushtruese e detyrës së auditorit në Telekom.

Në dokumentin e siguruar nga Periskopi, të dy, burrë e grua kanë kontribuar në Vetëvendosje me nga 50 euro.

Me 30 euro ka kontribuar në Vetëvendosje Shpëtim Zharku, i cili sot mban pozitë menaxheriale në Telekom, por i njëjti siç ka raportuar gazeta u emërua edhe në bordin e KEK-ut.

Pak më i mençur se Zharku u tregua menaxheri tjetër në Telekom, Ilaz Halili, i cili për t’u mos u vërjetur që ka kontribuar në Vetëvendosje ka zgjedhur djalin e tij, Arnisin që t’i bëjë transaksion 100 euro në llogarinë e partisë së Albin Kurtit.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…