Shkundet Gjakova: Arrestohen dhe suspendohen tre policë!

 

 

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale” sot në Gjakovë. Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Inspektoratit Policor i Kosovës.

Sipas njoftimit të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Duke ju referuar kontrollit të realizuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për veprën penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin e njëjtë dy zyrtarë policorë hetohen në procedurë të rregullt me dyshimin  për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”

“Si pjesë e procedurave administrative IPK ka rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve (tre zyrtarëve policorë) të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…