Nesër mos dilni pa çadër – rrebeshe shiu…

 

Më shumë vransira parashihen mbi vend ditën e enjtë, e rrebeshet e shiut ka gjasa të shfaqen që nga orët e mëngjesit. Gjatë ditës më pas shoqërohen edhe me bubullima, duke vazhduar lokalisht gjatë mbrëmjes. Frynë erëra drejtimesht të ndryshme, të lehta dhe mesatare, 2-6m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, ndërsa mininimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.

Vransira të shumta kalojnë mbi vend ditën e premtë dhe të shtunë, me periudha më të shpesha shiu, kryesisht rrebeshesh, derisa orëve të pasdites shoqërohen me bubullima.

Nga dita e diel dhe hënë, reshjet do të jenë më të lokalizuara, e nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat arrinë deri në 20C e 22 ditën e premtë, e në fundjavë zbresin në 16C e 17C. Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 11C. Erëra veriore frynë përgjatë fundjave, të dielen më të theksuara me hove deri në 12m/s./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…