Ndahet nga jeta mjekja e njohur e gjinekologjisë, Rabihan Dema

 

 

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur për ndarjen nga jeta të Dr. Rabihan Dema, mjeke e njohur në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, shkruan Gazeta KFVA.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ata i shprehin ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve të saj.

“Dr. Dema ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit, ndërsa specializimin në Gjinekologji dhe Obstetrikë e kreu në Universitetin e Tetovës.

Deri në pensionim, ajo punoi me përkushtim në kujdesin për shëndetin e grave, duke u bërë një emër i respektuar në mesin e kolegëve dhe pacientëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të OMK-së”, thuhej në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…