by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve për përfshirje në rastin e vrasjes së rreshterit, Muhamed Lika.
Ata dyshohet se në bashkërkyerje kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
” Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve: H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G.- komuna Kaçanik, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshterin M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjell në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, i mituri me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri dhe në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra nga predhat e armës së zjarrit, viktima M.L., ka ndërruar jetë, me këtë në bashkëkryerje, të pandehurit do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074.
Të pandehurit që nga data 22 Prill 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim.
Nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se seanca dëgjimore pritet të mbahet në ora 13;00 dhe ajo do të jetë e mbyllur për publikun.
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në landin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj. Burime të sigurisë nga mediat gjermane, i thanë gazetarëve se Iris Stalzer, politikania e majtë social-demokrate kishte pësuar disa plagë mbi dyshimet se një burrë e theri 13 herë me thikë
Një edukatore e një çerdheje në Lipjan, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime një vajze njëvjeçare. Rastin fillimisht e ka bërë të ditur daja i vogëlushes, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka postuar edhe fotografinë që tregon lëndimin e saj në zonën e qafës. Për të kuptuar më shumë rreth incidentit, Gazeta
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale. “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend
Kjo është raketa e fuqishme amerikane Tomahawk. Shumë shpejt mund ta ketë dhe ushtria e Ukrainës në arsenalin e saj, për ta përdorur kundër Rusisë. Presidenti Donald Trump konfirmoi nga Zyra Ovale se e ka marrë tashmë vendimin, i cili me shumë gjasë do të zemërojë pa masë homologun e tij, Vladimir Putin.