Faton Peci godet Duda Baljen: S’e kemi luksin ta lëmë fatin e Kosovës në kapriçot edhe qejfet e individëve të disa komuniteteve jo-shumicë

 

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka goditur Kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Baljen, duke thënë se Kosovës i duhet një një qeveri me koalicion të shumicës shqiptare, dhe jo të mbetet fati i Kosovës “në kapriçot dhe qejfet e individëve të disa komuniteteve joshumicë”, duke specifikuar komunitetin boshnjak, shkruan KFVA.

Peci ka thënë se për formimin e institucioneve duhet gjetur zgjidhje e përbashkët.

“Mendoj që Kosovës i duhet një qeveri me koalicion të shumicës shqiptare për shkak se nuk e kemi luksin me mendu dhe me lënë fatin e Kosovës në kapriçot edhe qejfet e individëve të disa komuniteteve jo-shumicë. Kur flas për komunitetet joshumicë, flas për komunitetin boshnjak dhe të tjerë. ”, ka thënë Peci.

Sipas tij, fajtor për situatën e krijuar janë partitë politike PDK,LDK, AAK dhe Lista Serbe. Peci ka thënë se ato nuk mund ta diktojnë emrin e Kryekuvendarit.

“Situatën e komplikoi opozita, LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata e komplikuan përse ngarendja që vetëm për të votuar kundër, ne nuk ishim të angazhuar që të jemi të gjithë në sallë, për shkak se nuk e kemi menduar një situatë që mund të përfundojë si e tillë. Rrjedhimisht atë ditë kur ka dështuar procesi i verifikimit të mandateve, kanë qenë disa deputetë që kanë qenë ose në bife, ose në korridore”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Balje ka kërkuar formimin e Komunës së Boshnjakëve në këmbim të votës për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë.

Në votimin e së shtunës kur u propozua emri i Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare, Balje s’mori pjesë në votim

  • Shkrime të ngjashme

    Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt. MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të…

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…