Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së të enjten në Kosovë – takon vetëm Bislimin

 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën këtë të enjte, një ditë pas mbajtjes të seancës konstituive, raporton Kosovo Free Voice Agency.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se Sorensen do të zhvillojë takim me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, më 19 mars, Sorensen vizitoi Kosovën pas marrjes së postit në muajin shkurt, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak.

Gjatë  takimeve, Sorensen ka shprehur angazhimin e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut dhe ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Mesazhet e tij kanë përfshirë nevojën për konstruktivitet dhe angazhim të palëve për të adresuar sfidat që pengojnë avancimin në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar gjithashtu rolin e opozitës në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e reformave

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…