Categories: Kosovë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

 

Braktisja e foshnjave të porsalindura në spitale të Kosovës, është dukuri në rritje viteve të fundit. Nga janari e deri në prill të këtij viti, janë braktisur 5 fëmijë të porsalindur. Të qarat e tyre dëgjohen në hyrje në Klinikën e Nonatologjisë në QKUK. Zërat e tyre të njomë i dëgjojnë të gjithë që janë aty, përveç prindërve të cilët i braktisën, sapo erdhën në jetë.

Nga raportimi i Qendrave për Punë Sociale komunale të vendit, nga muaji janar deri në muajin prill 2025, rezulton të jenë braktisur 5 foshnje.Sipas QPS-ve, në të shumtën e rasteve, arsyet që kryesisht çojnë në braktisjen e fëmijëve, ka të bëjë me lindjen e fëmijëve jashtëmartesor, ku nënat e reja nuk gjejnë përkrahje nga familjet e tyre apo edhe nga partneri. Ndërsa, Luan Morina, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, i tha Radio Kosovës së aktualisht në klinikën e tyre i kanë dy foshnja të braktisura.

“Edhe këtë vit sikurse viteve të tjera kemi raste të braktisjes se foshnjave të porsalindura nga ana e prindërve të cilët janë deklaruar që fëmijët e tyre nuk i marrin dhe heqin dorë nga përkujdesja e foshnjës. Fenomeni i braktisjes së foshnjave, është mjaft shqetësues, sepse vite me radhë e kemi të pranishëm këtë fenomen të tillë të heqjes dorë nga përkujdesja  prindërore. Aktualisht kemi dy foshnje të braktisura në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Ndërsa për sa i përket aspektit shëndetësor dhe rutinor për këto foshnje, përkujdesët stafi i klinikë”, ka thënë Morina, transmeton KFVA.

Ndër arsyet kryesore që prindërit i braktisin fëmijët e tyre, sipas punëtores sociale në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK, Hafize Hamza-Geci, është gjendja e rëndë socio-ekonomike, shtatzënitë  e pa dëshiruara si dhe mungesa e vullnetit të partnerit për të marrë përgjegjësi për një fëmijë jashtëmartesor ose pas ndarjes së një çifti.

“Prindërit biologjikë  zakonisht i braktisin dhe i neglizhojnë fëmijët e tyre dhe i injorojnë totalisht nevojat e tyre themelore. Braktisja e foshnjave ndodh zakonisht te lidhjet jashtë martesore, ku baballarët i braktisin ende pa lindur fëmijët e tyre, kurse nënat pas lindjes”, ka thënë Geci.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga prindërit janë braktisur 37 foshnja, ku prej tyre 22 foshnje më ndihmën e Qendrave për Punë Sociale, kanë pasur bashkim familjar me njërin prindër të tyre biologjikë.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina